Manchester City rinovon kontratën me Guardiolën deri në vitin 2027. Klubi kampion i Anglisë dhe trajneri i njohur, kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin.
Me Guardiolën në krye, City u shndërrua në lider të Premier League për vite me radhë, ndërsa ia doli gjithashtu që të arrijë te trofeu i lavdishëm i Champions. Objekivat për këtë sezon janë të qarta, fitimi i të gjithë titujve të mundshëm.