Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Open” në News24 e konsideroi si një çështjes tërësisht politike atë vendimin e Kushtetueses për ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Lubonja tha se si Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të arrestuar, ndërsa Kushtetuesja mund të ndryshojë vetëm nëse i vjen ndonjë urdhër politik. “Kush e urdhëron Kushtetuesen atëherë? Se nuk themi dot as që qëndrojnë amerikanët tani”, tha Lubonja. Sipas tij fakti se Berisha është i mbyllur në shtëpi dhe Meta në burg, tregon se Edi Rama nuk ka më frikën se mbajtja e tyre në “arrest” po i prishin imazhin.

Analisti Dritan Hila tha se nga pikëpamja politike Edi Ramës nuk i prish punë Sali Berisha nëse është brenda apo jashtë.

“Në 2021 Rama i kishte të gjithë jashtë dhe prapë i mundi, pra mendoj se nuk i prish asnjë punë. Votat e Berishës nuk janë për një luftë me SPAK, por janë për një politikan që nuk ka çfarë të ofrojë më. Nga pikëpamja politike ky vendim i Kushtetueses nuk i jep asnjë votë plus, Berisha është bullizuesi më i madh i drejtësisë, shan drejtësinë nga prokurori më i thjeshtë te gjyqtari më i lartë”, tha Hila. Sipas tij, një Berishë brenda i bën më shumë punë opozitës se jashtë, pasi të njëjtat mufka do të thotë si brenda si jashtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb