Joe Biden dha miratimin e tij ndaj Ukrainës që të godiste me raketa amerikane drejt objektivave thellë brenda Rusisë, në përgjigje të hyrjes së Koresë së Veriut në luftë, thanë burimet për Reuters.

Presidenti amerikan i kishte rezistuar për muaj të tërë lutjeve të Volodymyr Zelenskyy për të lehtësuar kufizimet në përdorimin e raketave ATACM të furnizuara nga SHBA.

Vendimi i Moskës për të vendosur ushtarë të Koresë së Veriut në rajonin e Kurskut të Rusisë përfaqësoi një përshkallëzim të madh që
kërkonte një përgjigje, thanë një zyrtar i lartë amerikan dhe dy burime të tjera.

Fitorja zgjedhore e Donald Trump shtoi gjithashtu presionin mbi Shtëpinë e Bardhë, thanë burimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb