Trajneri Pep Guardiola u shpreh i lumtur për rinovimin me Manchester Cityn, në një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

“Manchester City do të thotë shumë për mua. Ky është sezoni im i nëntë këtu. Ne kemi pasur kaq shumë momente fantastike së bashku. Unë kam një ndjenjë vërtet të veçantë për këtë ekip. Kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur që qëndroj edhe për dy sezone të tjera. Gjithmonë thoja me vete që janë dy vitet e fundit të kontratës, por jo, ja ku jemi sot!

Faleminderit të gjithëve që vazhdoni të më besoni dhe më mbështesni: pronarin, presidentin Khaldoon, Ferran, Txiki, lojtarët dhe sigurisht tifozët… Të gjithë të lidhur me Manchester Cityn. Ka qenë gjithmonë nder, kënaqësi dhe privilegj të jem këtu”.

“E kam thënë shumë herë më parë, por kam gjithçka që një menaxher mund të dëshirojë dhe e vlerësoj shumë. Shpresoj që tani të mund t’u shtojmë më shumë trofe atyre që kemi fituar tashmë. Ky do të jetë qëllimi im”-tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb