Autori i dyshuar i vrasjes së adoleshentit Martin Cani do të dalë sot përpara gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca për 14-vjeçarin M.P. pritet të nisë në orën 09:30.

Vrasja e adoleshentit ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Të dy, si viktima dhe autori ishin nxënës të kësaj shkolle.

Rasti ngriti alarmin e sigurisë nëpër shkolla.

Ndërkohë mësohet se Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit. Prokuroria e akuzon të miturin për “vrasje në rrethana cilësuese”.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për BalkanWeb se policia e kishte referuar rastin për akuzën e “vrasjes me dashje”. Mbi të miturin rëndon edhe akuza e “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb