Në Angli, dy nga ekipet e mëdha, Liverpool dhe Arsenal, janë vënë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri. “The Reds” kanë kthyer vështrimin nga Serie A pasi sipas Calciomercato.com, ekipi i Slot kërkon të sigurojë shërbimet e Marcus Thuram. Liverpool është gati t’i ofrojë sulmuesit francez një kontratë sheikësh dhe sigurisht një rol si protagonist. Thuram përfiton tek Inter 6 milionë euro në sezon, por në Liverpool mund tund të marrë dyshin e pagës.
Ndërkohë, Arsenal po ndjek nga pranë situatën e Arda Guler. “Topçinjtë” kërkojnë të përfitojnë nga momenti, pasi Guler po has shumë vështirësi të gjejë minuta në Madrid. Talenti turk ka një kontratë me Real Madrid deri në 2029, por nuk përjashtohet mundësia që të ndryshojë ambient në kërkim të minutave.
Në shtëpinë e Arsenal shpresojnë shumë të vënë në jetë një tjetër operacion të ngjashëm me atë të Odegaard.
(BalkanWeb)