Autorit të ngjarjes së rëndë që i mori jetën 14-vjeçarit Martin Cani, do t’i komunikohet masa e sigurisë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se prokurori, gjykatësi i çështjes dhe avokati i autorit, diskutuan nëse masa do t’i komunikohet në gjykatë apo spital ku edhe ndodhet pasi është dëmtuar edhe vetë gjatë sulmit. në fund u vendos që masa do t’i komunikohet në ambientet e spitalit.
14-vjeçari përballet tashmë me akuzën “Vrasje në rrethana cilësuese”. Policia e kishte referuar rastin për akuzën e “vrasjes me dashje”. Mbi të miturin rëndin edhe akuza e “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.