VIDEO/ Pamje të reja nga atentati mafioz, momenti i ekzekutimit të Klaudio Prendit. Gjithçka ndodh në 5 sekonda
22 Nëntor, 2024 17:54
Madhësia e tekstit:
Publikohen pamje të reja nga atentati që i mori jetën 28-vjeçarit Klaudio Prendi. Një atentat i mirëfilltë mafioz, i ngjashëm me skena të para në aksionet e mafies.
Është momenti kur Klaudio Prendi sapo hipën në makinën e tij një “G-Class” dhe i afrohet një “Audi” me portobagazh. Autori qëllon me breshëri ndaj makinës me objektivin e qartë për të përmbushur qëllimin e atentatit. Gjithçka ndodh në 5 sekonda.
I riu me origjinë nga Puka, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi u qëllua me armë me silenciator sapo hipi në makinë. Ai kishte qëndruar në një lokal në zonë dhe me sa dukej po kthehej në shtëpi kur persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me 5 plumba në kokë dhe gjoks. I riu ndërroi jetë në spital. Makina e autorëve u gjet pak minuta më pas e djegur në zonën e Farkës. Pas kontrolleve, grupi hetimor gjeti dhe armën e krimit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb