Kancelari Gjerman Olaf Scjholz, ka deklaruar se përdorimi i një rakete të re balistike me rreze të mesme veprimi nga ana e Rusisë në Ukrainë, është një përshkallëzim i rrezikshëm.
“Përshkallëzimi i fundit tregon sa e rrezikshme është kjo luftë”, thotë Scholz, sipas gazetës gjermane Die Zeit.
Duke folur në një organizim politik të premten në mëngjes, kancelari është shprehur se vendi i tij është një mbështetës i vendosur i Ukrainës, por shton se Gjermania nuk do t’u dërgojë atyre raketa lundrimi Taurus.
Sipas tij, një konfrontim midis NATO-s dhe Rusisë duhet të shmanget.