Rrëshqitje gurësh janë regjistruar në një segment të lotit të dytë të rrugës Kir-Shosh, në vendin e quajtur Prroni i Çiverrit.

Me përmirësimin e kushteve atmosferike, firmat që po kryejnë investimin do të ndërhyjnë për zhbllokimin e rrugës.

Në dy segmentet ku ka pasur rrëshqitje të masivit shkëmbor ndodhet një rrugë ,që është ende në proces ndërtimi, si pjesë e investimit për rrugën e Dukagjinit.

U bëhet thirrje banorëve të zonës që të tregojnë kujdes gjatë ditës së sotme, ndërsa firmat po marrin masa për ndërhyrje të shpejtë me qëllim zhbllokimin e rrugës dhe vijimin e investimit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb