Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot se PD do të bëjë një transformim rrënjësor duke përmbysur skemën e deritanishme të shpërndarjes së të ardhurave. Ai akuzoi zv.kryeministren Belinda Balluku duke thënë se “16 përqind të buxhetit merr Lubi Balluku sepse i ndan në 14 lote, 14 kontrata për 13 km rrugë të unazës së Tiranës, për të vjedhur 14 herë”.

“Pra, për të gjitha këto, PD do të bëjë një transformim rrënjësor, do përmbysë skemën e deritanishme të shpërndarjes së të ardhurave. 16 përqind të buxhetit merr Lubi Balluku sepse i ndan në 14 lote, 14 kontrata për 13 km rrugë të unazës së Tiranës, për të vjedhur 14 herë, kurse pensionistëve u lihen 16 milionë euro indeksim për vitin 2025 dhe bonusi i blerjes së votës kundërshtim flagrant me ligjet dhe Kushtetutën.

Besoj dhe jam i sigurt se me këtë transformim rrënjësor të platformës së shpërndarjes së të ardhurave në Shqipëri, e cila është e domosdoshme për të ndaluar vrapin e këtij varfërimi të frikshëm të shqiptarëve, shkak kryesor i largimit të tyre, do të jetë betimi dhe zotimi i PD. Do të jetë platforma me të cilën ne duam të ndryshojmë dhe duam të firmosim ndryshimin e Shqipërisë”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb