Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se nuk do të pranojë një kryeministër të caktuar nga Edi Rama. I pyetur nëse referuar dhe zhvillimeve të fundit, po e konsideron nxjerrjen e një tjetër kandidati për kryeministër, Berisha tha se nuk do të lejojë kurrë që t’i caktohet kryetari opozitës, duke shtuar se u rikthyer vetëm kur kuptoi që Lulzim Bashën e kishin “futur në xhep”.

“Më pyet ti a do të pranojë Sali Berisha ti caktojë Edi Rama kryeministrin dhe kryetarin e PD-së, kurrë, kurrë. Sali Berisha nuk pranoi këtë kur synoi administrata që po largohet nga pushteti në Shtetet e Bashkuara dhe do pranojë nga Edi Rama? Po edhe 150 po të firmosin nuk mund ti caktojnë kurrë opozitës kryetarin.

Kur u ktheva? Kur pashë që kryetarin e kishin futur në xhep. Ju kujtohet kur Basha thoshte nën ndikimin e ambasadores dhe thoshte nëse Berisha nuk tërhiqet do të ketë pasojë për vendin. Dështuan. Zgjedhjet janë farsë. Lexoni Kushtetutën”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb