Kreu demokrat, Sali Berisha nga dritarja e apartamentit ku prej pothuajse 1 viti qëndron i izoluar pas vendimeve të GJKKO-së, tha se brenda një jave PD ka marrë mbështetjen që nuk e kemi pasur kurrë më parë, referuar dy rezolutave të miratuara nga grupimet politike ndërkombëtare ku Partia Demokratike është anëtare.

“Një vit më parë propaganda e Edi Ramës, 4 televizionet e tij shtetërore, ditë e natë u frynin brirëve dhe borive të izolimit të opozitës, por ja ku jemi sot, falë qëndresës së demokratëve, demokrateve, opozitarëve, opozitareve, deputetëve të PD-së, drejtuesve e anëtarëve të saj, sot jemi forca politike me përkrahjen më të madhe.

Mos harroni se në hark kohor një javor u votuan në dy forumet më të mëdha të qendrës së djathtë dhe të djathta, dy rezoluta për Shqipërinë dhe në mbështetje tuaj demokrate e demokratë.

Shikoni pra se çfarë mbështetje keni. Kurrë e vërteta nuk humbet, kurrë e vërteta nuk shuhet.

Ajo ngadhënjen dhe triumfon, ju e mbrojtët dhe po e mbroni atë. Triumfi është i sigurtë dhe ja ku jemi sot, në një javë një mbështetje që nuk e kemi patur kurrë më parë”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb