Shkrimtari Enkel Demi ka ndarë me publikun detaje rreth veprës së tij të fundit, romanit “I rënë nga qielli”, të publikuar nën pseudonimin Tom Kuka.

Në një intervistë për emisionin “Log.” në News24 të gazetarit Endri Xhafo, Demi theksoi se një pjesë e madhe e historive të përfshira në këtë libër janë bazuar në ngjarje të vërteta nga viti 1997 në Shqipëri, periudhë e njohur për trazirat dhe pasigurinë që e përfshinë vendin.

Demi, i cili fitoi çmimin “Shkrimtari më i Mirë i Vitit” në Panairin e Librit, ka shpjeguar se për momentin fokusi është prezantimi i veprës së tij në Shqipëri dhe në vendet ku flitet gjuha shqipe.

Ai ka përmendur se disa nga skenat e romanit janë të bazuara në ngjarje të vërteta të raportuara nga gazetarë të njohur si Ferdinand Dervishi, Sokol Olldashi dhe Mero Baze mes të tjerësh, që kanë dokumentuar pasojat e vitit 1997 dhe ngjarjet e lidhura me të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb