Një 56-vjeçar është arrestuar në Berat për mashtrim me produktet ushqimore, teksa është shpallur në kërkim i biri.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, arrestuan shtetasin A.A 56-vjeç për veprat penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’ kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 180 dhe 288/c të Kodit Penal. Ndërsa u shpall në kërkim i biri, shtetasi D.A. 28-vjeç.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juriksionit të Përgjithshëm Berat në bashkëpunim me policinë, arritën të provojë se të dy shtetasit, babë e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin kthyen banesën në ambient për përzierjejn e vajrave të ndryshëm me produkte ende të panjohura, duke i shitur nëpërmjet rrjeteve sociale si vaj ulliri bio.

Nga veprimet e para hetimore u sekuestuan rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra e dyshuar vaj kikiriku, një laptop dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare si dhe 2 900 000 lekë dhe 1800€ të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundraligjshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: