Këngëtari i njohur Khalid ka pranuar publikisht homoseksualitetin e tij. 26-vjeçari nga El Paso – me emrin e plotë Khalid Donnel Robinson – shkroi në X të premten mbrëma për të adresuar orientimin e tij seksual. Ai postoi një status të shkurtër që thoshte: “[Flamuri i krenarisë LGBT+]! Ja ku e keni. Tani tema tjetër, ju lutem”.
“Dil, mos thuaj që Khalid është GEY!” shkroi dikush, të cilit këngëtari iu përgjigj duke e ripostuar dhe shkruar: “Jam! Dhe kjo është në rregull”.
Këngëtari i njohur nuk e ndali këtu deklarimin e tij dhe vazhdoi në platformën e tij: “Më nxorën publikisht dhe bota vazhdon të rrotullohet. Le ta bëjmë të qartë (lmao), nuk kam turp nga seksualiteti im! Në të vërtetë, nuk i përket askujt. Jam mirë me veten time, ju dua të gjithëve”,- shtoi ai.
Reagimi i fansave ka qenë pozitiv, madje shumë prej tyre e përshëndetën atë për guximin për të dalë hapur për identitetin e tij seksual. Khalid, gjithashtu, ka përfituar nga mbështetja e shumë personaliteteve të njohura të industrisë muzikore, të cilët e kanë përshëndetur për hapat e tij në këtë drejtim.
Ai tashmë është bërë një zë i rëndësishëm për komunitetin LGBT+ dhe synon të vazhdojë duke ndikuar në të mirën dhe ndryshimin e mentalitetit të shoqërisë në tërësi.
Khalid ka pasur një karrierë të suksesshme, pasi këngët e tij “Location” dhe “Young, Dumb & Broke” janë renditur në Billboard Hot 100 dhe janë certifikuar me diamant nga Shoqa