NATO ka dalë me një komunikatë për mediat lidhur me takimin që Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, ka pasur me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
NATO ka publikuar fotografinë e takimit, ndërkohë kanë bërë me dije se në takim kanë diskutuar një numër çështjes të sigurisë globale me të cilat po përballet Aleanca Veri Atlantike.
Gjithashtu Sekretari Rutte dhe ekipi i tij janë takuar me kongresmenin Mike Waltz dhe anëtarë të kabinetit të Trump për sigurinë.