Paralajmërimi për ngrica, borë dhe akull nuk i ka penguar disa njerëz që të udhëtojnë sot në Skoci. Vendi është mbuluar nga bora teksa ka probleme me qarkullimin.
Alarmi për borë të dendur dhe akull është në fuqi deri në orën 17:00.
Po kështu njerëzit në Cononley, North Yorkshire janë zgjuar në një vend të çudirave dimërore këtë mëngjes.
Zona është e mbuluar nga bora, që do të thotë se ka paralajmërime për vonesa në udhëtime dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Paralajmërimi i verdhë për reshje shiu është lëshuar gjithashtu deri në orën 9 të mëngjesit të nesërm.