Ruben Amorim u largua nga Sporting për të drejtuar Manchester United. Trajneri i njohur do të debutojë në pankinën e “Djajve të kuq” në sfidën ndaj Ipsëich Toën, teksa së fundmit, vetë tekniku ka thënë fjalët e para në krye të skuadrës nga Manchesteri.

“Jam paksa ëndërrimtar! Unë besoj te vetja ime, besoj te klubi, ne kemi të njëjtën mendësi! Besoj me forcë te lojtarët, e di se ju media jo, por unë PO! Dua që të provoj gjëra të reja! Ju djema nuk mendoni se kjo është e mundur, unë po!”

“Më quani naiv, por unë besoj plotësisht se jam njeriu i duhur për momentin e duhur! Nuk jam i shqetësuar rreth kësaj! Do të shikoni ndryshime të vogla! E humbim topin shpesh. Duhet të bëjmë më mirë në rekuperim dhe mjaft të aftë në detajet. Ne duhet të përmirësohemi në gjërat e vogla. Të kuptoj këto gjërat e vogla, them se jam mjaft i zoti!”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb