Kristjan Asllani protagonist. Mesfushori shqiptar ka dhuruar asist në ndeshjen që Interi luan në Verona, në kuadër të kampionatit.
Asllani u aktivizua titullar, në vend të Calhanoglu i dëmtuar. Ai u transferua në Milano në vitin 2021, nga skuadra e Empolit.
Asllani shpreson që këtë sezon të gjejë hapësira te kampionët e Italisë, me 22-vjeçarin e kombëtares që këtë të shtunë luajti ndeshjen e gjashtë në kampionat.
(J.S/BalkanWeb)