Gazeta gjermane, Bild ka vënë në dukje një sjellje të pazakontë të presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një fjalimi të mbajtur për sulmin në Oreshnik, pranë lumit Dnipro.

Analiza e medias ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e paraqitjes së diktatorit rus, duke nënvizuar detaje të cilat bien në sy për shkak të ndryshimit nga sjelljet e tij të zakonshme publike.

Sipas raportit, fjalimi i 72-vjeçarit zgjati 7 minuta e 45 sekonda. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ishte fakti që duart dhe gishtat e tij mbetën krejtësisht të palëvizur gjatë gjithë kohës.

Mediumi e ka përshkruar këtë pamje sikur duart ishin të “ngjitura” për tavoline ose të “ngrira” në vend, duke sugjeruar se kjo mund të jetë rezultat i editimit ose ndonjë sjelljeje të qëllimshme për të transmetuar stabilitet.

Kjo sjellje e pazakontë është në kontrast të qartë me gjestet dinamike dhe shpeshherë të animuara që kanë karakterizuar fjalimet e mëparshme të Putinit. Ai njihet për lëvizjet e theksuara të duarve dhe përdorimin e tyre për të shtuar theks emocional në mesazhet e tij, gjë që e bën këtë rast të veçantë dhe të debatueshëm.

Sipas Bild, ky ndryshim mund të jetë shenjë e një ndryshimi më të thellë në gjendjen e tij fizike ose mendore. Disa spekulime sugjerojnë se kjo mund të jetë një përpjekje për të maskuar ndonjë dobësi shëndetësore, ndërsa të tjera aludojnë për një strategji komunikimi të mirë-menduar për të shmangur shfaqjen e pasigurisë.

Çfarëdo qoftë arsyeja, kjo ka ndezur një valë të re spekulimesh mbi gjendjen aktuale të liderit rus, i cili është bërë figurë qendrore në arenën ndërkombëtare, veçanërisht pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: