Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, gjatë një takimi me simpatizantë të PL në Shkodër, deklaroi se mazhoranca e vërtetë është opozita. Ai tha se Shkodra do të prijë në fitoren e opozitës.

Blushi theksoi se Partia e Lirisë, sapo të vijë në pushtet do shpartallojë pa mëshirë bandat në Shkodër, do dyfishojë pagat e pensionet, si dhe do ulë çmimin e naftës.

“Faleminderit Rexhep dhe ju përgëzoj edhe për të gjithë angayhimin tuaj dhe përkushtimin e palodhur si Sekretar Politik i Partisë së Lirisë për Qarkun e Shkodrës.

Kam një falenderim të vecantë për Krzetarin tonë në Shkodër, për Agustin Trebashaj, për këtë djalë të mrekullueshëm të Shkodrës  , për gjithë qëndresën, për gjithë angayhimin e tij të palodhur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një falenderim të vecantë kam për të gjithë ju, në vecanti një falenderim për të gjithë Këshilltarët  tanë të mrekullueshëm në Bashkinë e Shkodrës, për Elmirën, për Elisin, për Arditin edhe për Jonisin, por më lejoni gjithashtu tju falenderoj të gjithë ju, të cilët në kushtet e një terrori të pashëmbullt nga kz Narkoregjim, vazhdoni edhe me më shumë angazhim, edhe me më shumë përkushtim, përpjekjet tuaja për të vënë sa më parë në jetë 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milionë shqiptarë plus.

Së pari dua tju përcjell përshëndetjet më të përyemërta të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili sot është nën një masë ekstreme izolimi pikërisht për të penguar aktivitetin e tij politik, sepse ky regjim kriminal, qësot ka marrë peng Shkodrën, po përpiqet të marrë peng të gjithë ata faktorë që janë në krye të betejes tonë, por jo vetëm, në krye të betejës së të gjithë shqiptarëve për të cliruar Shqipërinë nga ky regjim, që në 11 vite ka shpopulluar Shkodrën, Krzeqendrën e Veriut, ka shpopulluar të gjithë Shqipëinë.

Dua të përgëyoj të gjithë ata Shkodranë që edhe në Londër ju dhanë përgjigjen e merituar hajdutëve të këtij qyteti, që me taksat tuaja po organizojnë atje një takim me patronazhistë.

Është e paparanueshme që ky qytet, simbol i kulturës, simbol i traditave, simbol i bashkjetesës së shkëlqyer Ndërfetare, por mbi të gjitha symbol I Lirisë dhe symbol I Demokracisë në vend, që aq shumë ka vuajtur nga autoritarizmi, që aq shumë ka vuajtur nga sigurimi I Shtetit, që aq shumë ka vuajtur nga krimet Shtetëroreedhe sot mbas gati 3 dekadash pas rënies së murit të Berlinit, vuan sot diktaturën po aq të egër po kësaj here të mafies në Pushtet.

Ne vimë  sot në këtë qytet, për fat të keq vetëm pak kohë pas ngjarjes tragjike që tronditi jo vetëm Shkodrën, por të gjithë opinionin publik,

Një ngjarje shumë e rëndë që nuk tregon asgjë tjetër vec faktit se sot bandat qeverisin Shkodrën, se sot bandat me imunitet  politik qeverisin të gjithë vendin, ndaj ne jemi më të vendosur se kurrë për ti dhënë fund kësaj situate dramatike dhe për ti rikthzer Shkodrës ndryshimin që ajo meriton, sepse Shkodra kurrë nuk mund të jetë nën pushtetin e bandave, sepse Shkodra kurrë nuk mund të jetë nën pushtetin e hajdutëve, të cilët e shohin Shkodrën veëm si një mundësi për të shtuar pasuritë e tyre dhe jo për të rritur mirëqënien dhe begatinë tuaj.

Presidenti i Partisë së Lirisë, rreth një muaj më parë u rrëmbye në mënyrë banditeske dhe kriminale nga ky regjim që sot e ka renditur Shqipërinë ndër të paktat vende në botë me të burgosur politik.

Presidenti Meta sot i ndaluar, nën këtë masë ekstreme, izolimi, vetëm për shkak se ai ka mbrojtur me të gjithë fuqinë e tij interesin Kombëtar, ka mbrojtur Cështjen e Kosovës, ka mbrojtur Sovranitetin dhe Integritetin Territorial të Republikës së Shqipërisë nga tradhëtia më e madhe që i është bërë këtij vendi sic është shitja e detit nga Edi Rama dhe nga Lulëzim Basha dhe ka qenë dhe vayhdon të jetë edhe më i fortë në krye të betejës për të denoncuar inkriminimin e tmerrshëm të kësaj Qeverie dhe të Pushtetit Vendor, që sot drejtohet nga Rilindja dhe padiskutim edhe të korrupsionit të përbindshëm që sot po gllabëron taksat dhe po nëpërkëmb gjakun, mundin edhe djersën tuaj.

Presidenti i Partisë së Lirisë është i izoluar pa asnjë provë, pa asnjë fakt penal, pa asnjë dëshmi, por vetëm sepse SPAK është shndërruar në një strukturë kriminale, që sot garanton imunitetin politik të kësaj Qeverie, që sot u jep imunitet politik bandave te lidhura ngushtësisht me Qeverinë, që sot po i jep imunitet politik korrupsionit të përbindshëm Qeveritar.

Megjithatë edhe pse në këto kushte terrori dhe në këtë agresion të pashembullt edhe nëpërmjet këtij takimi, ne po dëshmojmë se Shkodra do të jetë në jetë të jetëve simbol i qëndresës, do të jetë simbol i lirisë, do të jetë simbol i Demokracisë, sepse askush nuk mund të nëpërkëmbi fatet e këtij qyteti dhe fatet e qytetarëve të mrekullueshëm të Shkodrës.

Ju jeni njohur së fundmi edhe me buxhetin antisocial, anti Shkodër që Edi Rama ka depoyituar në Parlament dhe që pritet të miratohet pas pak ditësh me votat e `Rilindjes’, e cila po dëshmon edhe njëherë se nuk ka asnjë vullnet për të ndihmuar Shkodrën, nuk ka asnjë vullnet për të ndihmuar qytetarët shkodranë, nuk ka asnjë vullnet për të ndihmuar pensionistët e Shkodrës, sepse ky buxhet sot parashikon vetëm 170 lekë mbështetje në muaj për një pensionist shkodran, sepse ky buxhet parashikon 0 rritje pagash, sepse ky buxhet parashikon 0 rritje të ndihmës ekonomike, sepse ky buxhet parashikon 0 ndihmesë për të papunët, numri i të cilëve edhe vitin e ardhshëm parashikohet në rritje.

Si shpjegohet, që sot një pension mesatar apo 1 pension minimal në Shkodër është disa herë më I vogël se një pension matanë Bunës, në Malin e Zi në Ulqin.

Si shpjegohet që sot paga mesatare në Shkodër është më e vogël se paga mesatare matanë Bunës, në Malin e Zi.

Si shpjegohet që paga minimsle në Shkodër është më e ulët se paga minimale në Malin e Zi, ku edhe sipas të dhënave më të fundit të Numbeo s, kostoja në Shqipëri dhe në Mal të Zi është pothuajse e barabartë, por megjithatë në Mal të Zi ka një Qeveri të përgjegjshme, ndërkohë në vendin tonë për fat të keq prej 11 vitesh kemi një Qeveri e cila nuk e ka fokusin te qztetari, nuk e ka fokusin tek pensionisti, nuk e ka fokusin tek mbështetja e familjeve të reja, ndaj Shkodra po shpopullohet dhe dëshmia më e qartë për këtë është universiteti Luigj Gurakuqi, i cili vetëm disa vite më parë numëronte në mos gaboj rreth 12 mijë studentë dhe aktualisht numri i tyre është ulur në 4 apo 5 mijë studentë, sepse sot të rinjtë e Shkodrës nuk kanë asnjë mundësi, në këtë qytet të marrë peng nga bandat, për të ndërtuar të ardhmen e tyre, sepse fermerët në Shkodër nuk kanë asnjë mundësi për të zhvilluar bizneset e tyre dhe ndaj ygjidhja mbetet puna sezonale në Ulqin apo në Mal të Zi.

Cdo pensionist sot në Shkodër duhet ta dijë që në qoftë se pensioni minimal këtu është afërsisht 170 Euro, vetëm matanë Bunës pensioni mesatar është 450 Euro, pra në Shkodër është afërsisht 170 Euro dhe në Mal të Zi është 450 Euro, kjo ndosh sepse taksat tuaja dhe i gjithë kontributi që kjo kategori ka dhënë ndër vite për zhvillimin e këtij qyteti, për zhvillimin e vendit, nuk vlerësohet nga Qeveria.

Ndaj sot pensionistët në Shkodër me zor shtyjnë muajin, ndaj qytetarët në Shkodër mezi mbyllin muajin, sepse është e qartë tanimë që jo vetëm Administrata Publike është vendosur totalisht në shërbim të patronazhistëve dhe jo duke vlrësuar meritokracinë, por edhe për faktin se kushdo që mendon ndryshe, që kushdo që nuk pranon të nënshtrohet hiqet nga puna, sic ka ndoshur edhe me Bashkinë e Shkodrës dhe biznesi i tij gjobitet arbitrarisht.

Ndaj është koha që të cohemi në këmbë, është koha të intensifikojmë aksionintonë  Opozitar, sepse Shkodrën kurrë nuk do ta lemë në duart e bandave, kurrë nuk do ta lemë në dorën e kësaj Qeverie, që ka bërë gjithcka për shpopullimin e këtij qyteti.

Edi Rama është njësoj si Esat Pasha, ai e ka  shitur Shkodrën, ai e ka tradhëtuar Shkodrën, ndaj të unifikojmë qëndrimet tona, të intensifikojmë aksionin Opozitar , të fillojmë takimet derë më derë për të prezantuar këtë program të shkëlqyer që ne kemi, 5 prioritetet tona për 4 milionë shqiptarë plus, një program i cili garanton mirëqënien për cdo qytetar shkodran, sigurisht i jep fund shpopullimit dramatik të këtij qyteti me një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik por edhe kulturor, sepse në këtë qytet ndodhet një nga simbolet më të forta Kombëtare, Kalaja e Rozafës, sepse ky qytet ka treguar që është simbol i të gjithë atyre burrave dhe grave me karakter, me dinjitet dhe patriot që sot po nëpërkëmben nga kjo Qeveri antivlerë, sepse nëpërmjet këtij programi ne i garantojmë të gjithë fermerëve të mrekullueshëm të Shkodrës dhe në vecanti të gjithë atyre që mërren me peshkim, një mbështëtje me pagesë direkte për tju mundësuar jo vetëm më shumë të ardhura, por edhe për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomive familjare në Shkodër.

Për Partinë e Lirisë prioritet është arsimi gjithashtu, në mënyrë që universiteti që mban emrin e një nga Rilindasve më të mëdhenj të Kombit Shqiptar, Luigj Gurakuqi, të gumëzhijë nga studentët, nga të rinjtë dhe të rejat që janë më të vendosur se kurrë për të marrë në dorë fatet e këtij qyteti, sepse Shkodra boll ka vuajtur nga Sigurimi i Shtetit dhe nuk e meriton që sot të vuajë edhe nga mafja.

Sepse ne kemi një program që garanton shndërrimin e Shqipërisë në një Fuqi Eksportuese, në mënyrë që prodhimet vendase të Shkodrës të eksportohen në Rajon dhe në tregjet Ndërkombëtare.

Në mënyrë që Shqipëria sot nga 8% të eksporteve të shkojë të paktën në nivelin e Maqedonisë së Veriut që eksporton 57% të PBB, ndërkohë që Maqedonia nuk ka det dhe nuk ka këto resurse të jashtëzakonshme që ka Shqipëria dhe padiskutim që ka edhe Shkodra, që ka jo vetëm Bunën, por ka edhe liqenin, që ka afër Velipojën dhe që sot meritonte të ishte Kryeperla e Adriatikut.

Faleminderit”, u shpreh Blushi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb