Deputeti i PD-së Edi Paloka, në një intervistë në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, komentoi vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë.

Paloka tha se kjo është ngjarje tepër e rëndë, që lidhet drejtpërdrejt me mënyrën sesi qeveriset vendi. Ai tha se 1 milion shqiptarë kanë ikur nga vendi jo vetëm për shkak se vuajnë për bukën e gojës, por edhe nga pasiguria e jetës.

Edi Paloka: Asgjë nuk është jashtë politikës në një vend. Çdo gjë ka lidhje me politikën. Në Shqipëri nuk funksionon asgjë. Kanë ikur mbi 1 milionë shqiptarë.

Shumica ikin jo vetëm për bukën e gojës, por cilësia e jetës është e dobët, nga pasiguria për jetën. Nuk e di çfarë të them kur ndodh që një adoleshent vret një adoleshent tjetër. Këtu duhet ndryshuar gjithçka.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb