Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Rebani Jaupi, në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News 24 komentoi masakrën e Shkodrës, ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe një çift bashkëshortësh, pa lidhje me ngjarjen.

Jaupi tha se i vjen akoma më tepër keq për dy kalimtarët e rastit, që mbetën viktima në këtë ngjarje.

Ai deklaroi se janë përforcuar masat e sigurisë në qarkun verior. Më tej, Jaupi deklaroi se një tjetër qytet problematik sa i përket krimit është edhe Vlora.

Sipas tij, Elbasani tashmë është më i qetë, pasi bandat kriminale atje kanë marrë dënime të shembullore.

Rebani Jaupi: Strukturat e policisë po hetojnë ngjarjen në Shkodër dhe ngjarje të tjera. Ka një dritë për ngjarjen e Shkodrës. Ngjarja në Shkodër është në ndjekje, përditë dalin fakte të reja. Jam i bindur se do kapen autorët e ngjarjes në Shkodër dhe ngjarjeve të tjera të rënda të ndodhur së fundmi. Kemi marrë masa të shtuara në qarkun e Shkodrës, ku ka pasur problematika të shumta, edhe për kultivimin e drogës.

Sidomos vrasja e dy qytetarëve të pafajshëm është vërtetë alarmuese. Do bëjmë gjithçka që Shkodrës t’i kthehet siguria. Problematike është edhe Vlora. Në Elbasan janë goditur disa grupe kriminale dhe ka rënë agresiviteti i bandave në këtë qytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb