Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Londër ku do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në Britani.

Vizita nis në orën 13:00 dhe do të zhvillohet në sallë “The Cooper Box, Queen Elizabeth Olympic Parc”.

Ai vjen në kuadër të turit të kreut të qeverisë në diasporë dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Më parë kryeministri Rama ka zhvilluar takime me shqiptarë të cilët jetojnë në Itali, ka vizituar dy herë Greqinë ku mbajti takime në Athinë dhe Selanik, si dhe një takim është zhvilluar me shqiptarët që jetojnë në SHBA.

“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale, ku ndau edhe posterin: Krenar për Shqipërinë.

Rama Ne Londer
Rama Ne Londer

Rama, ka ndarë një video në rrjetet sociale nga salla ku nesër në Londër do takohet me shqiptarët e Anglisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb