Kreu i qeverisë, Edi Rama mbajti sot një takim në Londër me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe. Takimi u zhvillua në kuadër të turit që kryeministri ka ndërmarrë me diasporën. Më parë Rama ka qenë në Athinë, Selanik, Romë, Milano dhe New York.

Nga Londra, Rama dha një lajm për shqiptarë që jetojnë atje.

“Më pëlqejnë shumë shqiptarët i shkruante Lord Bajron të ëmës. Feja e tyre bën shumë pak ndryshim në sjelljen dhe qëndrimin e tyre. Mua dhe personave me mua na ndihmuan dhe nuk pranuan asnjë shpërblim. Dua të më duash tha jo të më paguash. Bajroni u mahnit nga sjellja dhe mikpritja e shqiptarëve. Të gjitha britanikët që radhën në Shqipëri ishin dëshmitar të mikpritjes së një konbi që priste miqtë dhe dallonte armiqtë.

Një popull që kurrë nuk i ka mbyllur derën të tjerëve kur kërkuan mbrojtje. Një popull që i dha Shqipërisë kurorën e ndërit kur kishim më shumë hebrenj se para Luftës së Dytë Botërore sepse nuk ua dorëzuan nazistëve siç bënë disa të tjerë. Disave prej jush ju është dashur të fshihni identitetin apo të bëni punë që as nuk ju kishte marrë mendja se do të bënit. Do të marrim nismë ligjore që regjistrimin pa telashe në Shqipëri të atyre që u regjistruan si kosovar këtu në Angli. Do vijojmë përpjekjet diplomatike për t’ju mundësuar ju që keni një emër tjetër nga ajo kohë, që të riktheni emrin e nënës dhe të babës”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb