Eneo Bitri ka gjetur sërish golin në Hungari. Ish-mbrojtësi i Partizanit që luan me Gior, shënoi në takimin e mbyllur 2-2 përballë Budapest.

Sfida ishte e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit hungarez. Bitri ishte ai që barazoi takimin në minutën e 63-të. Dhe pse Gior përmbysi gjithçka 6 minuta më vonë, vendasit e Budapest barazuan.

Kështu skuadrat ndanë nga një pikë. Bitri u vlerësua me notën 8 si më i miri i ndeshjes nga “Sofascore”. Për t’u theksuar se ky ishte goli i katërt nga Bitri në kampionat, ndërsa ka asistuar dhe një tjetër duke qenë ai golashënues kryesor i Giorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb