Kryeministri Edi Rama tregoi bisedën që ka zhvilluar me mjekun e njohur shqiptar në Londër, doktor Kristo Papa.

Gjatë takimit me diasporën shqiptare në Britaninë e Madhe, kreu i qeverisë tha se mjeku Papa ka dëshirë të rikthehet në Shqipëri dhe të kontribuojë për vendin.

Rama paralajmëroi se Papa do të jetë kandidat i PS-së për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Unë dje takova Kristo Papën, një mjek me një karrierë mbresëlënëse deri këtu në Londër i cili ka dëshirë të kthehet. Më tha dua të vij të kontribuoj për PS-në e 2030-ës. I thash mendoje mirë se çfarë po vendos dhe çfarë po lë pas sepse politika është një mision i vështirë për ata që e kuptojnë si shërbim dhe si sakrificë. – Nuk kam çfarë mendoj tha, i kam arritur këtej ato që doja të arrija dhe dua të kontribuoj për vendin tim por mbi të gjitha të ndjehem gjallë, në dispozicion dhe të ndjehem i dobishëm për më shumë se kaq se sa jam mësuar të bëj. Unë jam realisht i inkurajuar që doktor Kristo dhe jo vetëm ai, djem e vajza, intelektualë si doktori, kanë dëshirë të na bashkohen“, u shpreh Rama.

Mjeku i njohur shqiptar në Londër ka publikuar edhe një foto në rrjetin social Threads, nga takimi që ka zhvilluar ditën e djeshme me kreun e qeverisë shqiptare.

“I nderuar të takoj kryeministrin e Shqipërisë z.Edi Rama sot teksa po përgatitemi për takimin madhështor me diasporën shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan mjeku Papa.

Kristo Papa1
Kristo Papa1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb