Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka përsëritur thirrjet për protestën e opozitës, të cilës ai pret që t’i bashkangjiten edhe fermerët e Divjakës.

Në një deklaratë nga Divjaka, Bardhi theksoi se fermerët e këtij rajoni kanë mjaftueshëm arsye për të protestuar për shkak të keqqeverisjes 12-vjeçare të Edi Ramës, që sipas tij ka sjellë varfëri të thellë dhe ka detyruar shumë fermerë të largohen nga vendi.

Bardhi u shpreh se mungesa e mbështetjes për bujqësinë ka pasuar pasojat më të rënda, duke rritur disavantazhin ekonomik për komunitetin e Divjakës. Ai e cilësoi këtë protestë si një mundësi për të ndryshuar këtë realitet dhe një thirrje për një angazhim të fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme.

“Sot në Divjakë, me strukturat e partisë në njësinë administrative Gradishtë dhe Remas. Në fokus organizimi elektoral i partisë. Divjaka ka vuajtur rëndë pasojat e keqqeverisjes 12 vjeçare të Edi Ramës. Mungesa e mbështetjes së duhur për bujqësinë, jo vetëm ka shtuar varfërinë, por i ka detyruar që të largohen nga vendi. Fermerët e Divjakës kanë mjaftueshëm arsye jo vetëm për të ndryshuar këtë realitet të trishtë zgjedhjet e ardhshme, por edhe për të na u bashkuar në protestën e ditës së martë, ora 17:00, në sheshin Willoson, në Tiranë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb