Numri një i stolit të Elbasanit, Roberto Bordin, analizoi barazimin 1-1 ndaj Tiranës, në një intervistë për News 24, menjëherë pas ndeshjes.
“Kishim shumë raste në fund. Në fund të ndeshjes merituam diçka më shumë, për atë që dhamë në fushë. Po ta shikosh si kronologji ndeshje-je, ne kemi pësuar gol në vetëm dy raste që kishin ata.
Duhet të jemi më të saktë dhe duhet të kemi më shumë besim. Duhet të përmirësohemi më shumë te ky aspekt. Disa ndeshje pa fitore? Me këtë lojë që po bëjmë, gjithçka do na kthehet. Se kur do vijë fitorja, vetëm zoti e di” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)