Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Mjegull/ mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 2/13
Kukës -2/9
Lezhë 2/13
Dibër -2/8
Durrës 3/16
Tiranë 2/16
Elbasan 0/15
Berat 2/15
Vlorë 3/16
Korcë -3/8
Gjirokastër -4/14
Sarandë 2/16

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: