Alba Pollozhani dhe astrologia Meri Shehu janë përfshirë në një sherr teksa ishin të ftuar në rubrikën “Trotuar” pjesë e “E Diell” në Top Channel.

Në hyrje të rubrikës, Pollozhani u shpreh se Shehu është person agresive. Kjo bëri që astrologia të braktiste studion.

Pjesë nga diskutimi:

Pollozhani: Një nga personazhet që kemi në studio, Meri Shehu, është një person shumë agresiv. I bën edhe njerëzit rreth e përqark ndoshta që të mos ndihen të lirë të flasin.

Shehu: Isha objekt sulmi? Se nuk e kuptova. Më kë e kishe ti mi?

Shehu: Moj i keni dhënë… Ça i keni dhënë? Pse jam agresive unë?

Pollozhani: Me aq sa kam parë në televizor je agresive ti.

Shehu: Më falni mua, por unë nuk marr pjesë. Faleminderit që më keni thirrur. Të ketë opinion (Alba) në shtëpinë e vetë, jo këtu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: