Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani gjatë një tryeze me Shoqërinë Civile dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit është shprehur se Institucionet shtetërore që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit duhet të denoncojnë rastet në SPAK.
Gjatë kësaj tryeze, Altin Dumani ka nxitur institucionet shtetërore që të tregohen në lartësinë e duhur dhe të furnizojnë Prokurorinë e Posaçme me informacione dhe kallëzime.
Në apelin e tij, kreu i SPAK i është drejtuar dhe qytetarëve të cilëve u ka kërkuar që të bëjnë denoncime për çdo akt korruptiv që kanë dijeni.
“Secili institucion duhet te përmbushe detyrimet e veta. Thirrje qytetareve të denoncojnë çdo akt korruptiv në SPAK. Institucionet përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit të jenë në lartësinë e duhur, te furnizojmë SPAK me informacione apo kallëzime”, është shprehur Altin Dumani.
Zgjerohet SPAK, merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik
Gjatë kësaj tryeze Altin Dumani ka njoftuar se në muajin dhjetor SPAK do të marrë dhe kompentencat e Komisionerit Publik që është pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
“Shoqëria Civile është e ftuar te bashkëpunoje me SPAK për tematika te caktuara. Këto analiza i shërbejnë institucionit tone për përmirësimin e performances. Jemi te hapur për bashkëpunime te tilla. Ne fund te majtit dhjetor drejtuesi i SPAK merr kompetencat e komisionerit publik ne KPA. SPAK ka patur raste ku ka aplikuar ligjin anti-mafia për subjektet e shkarkuar nga detyra (përfshi gjyqtare e prokurore).
Materialet për procesin administrativ te vetingut i kemi përdorur si indicie për te gjetur provat ne hetimin penal. Rezultatet e hetimit administrativ janë një baze e mire për te gjetur prova tek subjektet e shkarkuar nga vetingu”, thekson Dumani.
Prokurorë e gjyqtarë të shkarkuar po hetohen nga SPAK
Duke folur për procesin e vettingut, Altin Dumani është shprehur se SPAK ka hetuar dhe me iniciativën e saj, prokurorët dhe gjyqtarët për të cilët ka patur indicie si të përfshirë në aktivitete korruptive.
“Ne nuk kemi qene te verbër nga organet e vetingut, kemi regjistruar me iniciative hetime kryesisht për veprën penale te korrupsionit. Janë çështje qe i kemi ne hetim dhe jemi te kujdesshëm duke bere filtrime te vendimeve te vetingut. Sot që flasim SPAK ka marrë nen ndjekje penale, gjyqtare te gjykatës kushtetuese, gjykatës se larte, anëtare te KPA, prokurore te përgjithshëm. Kemi një numër të madh subjektesh dhe do te vazhdojmë ta bëjmë sa here do kemi indicie apo te dhëna. Shqetësimi me i madh nuk janë te shkarkuarit, por ata qe janë konfirmuar ne detyre dhe ky është fokusi ynë. Sepse ata janë ne sistem dhe mund te kryejnë akte korruptive”, u shpreh ai.
(BalkanWeb)