Gjatë tryezës së organizuar nga Shoqëria Civile dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se institucioni që ai drejton do të zgjerojë funksionet nga muaji dhjetor.

Dumani tha se drejtuesi i SPAK do të marrë edhe kompetencat e Komisionerit Publik që është pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

“Shoqëria Civile është e ftuar të bashkëpunojë me SPAK për tematika të caktuara. Këto analiza i shërbejnë institucionit tone për përmirësimin e performances. Jemi te hapur për bashkëpunime te tilla. Ne fund te majtit dhjetor drejtuesi i SPAK merr kompetencat e komisionerit publik ne KPA. SPAK ka patur raste ku ka aplikuar ligjin anti-mafia për subjektet e shkarkuar nga detyra (përfshi gjyqtare e prokurore).

Materialet për procesin administrativ te vetingut i kemi përdorur si indicie për te gjetur provat ne hetimin penal. Rezultatet e hetimit administrativ janë një baze e mire për te gjetur prova tek subjektet e shkarkuar nga vetingu”, thekson Dumani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb