Forcat tokësore të Rusisë janë më të mëdha tani sesa në kohën e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, por cilësia e tyre është ulur që atëherë, tha të hënën një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s.
“Megjithatë cilësia e forcave ruse ka rënë,” tha kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer, duke treguar gjendjen e pajisjeve të aleancës dhe nivelin e trajnimit të ushtarëve të saj.
“Për momentin, rusët nuk janë i njëjti kërcënim si në shkurt 2022, kështu që ne kemi pak kohë për t’u përgatitur,” tha ai, duke shtuar se kjo nënkupton rritjen e investimeve në industrinë e mbrojtjes.
Nga nisja e konfliktit me Ukrainën rreth 3 vite më parë në Rusi ka pasur disa mobilizime për mbledhjen e trupave në fushëbetejë.
Kremlini ka lejuar të burgosurit që të shlyejnë dënimet e tyre përmes aktivizimit në ushtri, ndërsa së fundmi ka afruar edhe mijëra ushtarë koreano-veriorë pas një marrëveshjeje mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe diktatorit Kim Jong-un.