Joaquin Correa ishte në qendër të vëmendjes të shtunën, teksa u rikthye pas një kohe të gjatë të luante si titullar me Interin, por jo vetëm kaq ai arriti të realizonte një gol shumë të bukur me parabël, që i dhuroi avantazhin skuadrës zikaltër, në fitoren e thellë 0-5 ndaj Veronës.

Sulmuesi mori shumë vlerësime nga Inzaghi në fund të ndeshjes, falë performancës së tij, por duket se sekreti nuk ka qenë vetë stërvitja e mirë që ka zhvilluar argjentinasi këto kohë, por edhe suporti i bashkëshortes së tij, e cila i ka qëndruar pranë Correas gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Chiara Casiraghi nuk e fshehu lumturinë, pas ndeshjes shumë pozitive që bashkëshorti i saj zhvilloi në Verona, teksa në profilin e saj në instagram publikoi një foto të Correas dhe një zemër të vendosur nën të dhe mbishkrimin “Tu”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: