Lajm i mirë për Atalantën. Berat Gjimshiti është rikuperuar nga dëmtimi i kyçit të këmbës së djathtë dhe është gati për të kontribuar për Atalantën në Champions League, në ndeshjen e mesjavës ndaj Young Boys.
Edhe pse nuk është në formën më të mirë të mundshme, trajneri Gasperini ka vendosur që ta grumbullojë, edhe pse nuk dihet nëse i ka 90 minuta në këmbë. Gjimshiti nuk luajti për Shqipërinë në ndeshjet e nëntorit, ndërsa mungoi edhe në Parma-Atalanta, takim i mbajtur fundjavën që kaluam.
31-vjeçari ka luajtur 11 ndeshje në kampionat në këtë sezon. Mbrojtësi kuqezi, në 4 ndeshje ku është aktivizuar në Champions, ka shënuar një gol, atë ndaj Shakhtar Donetsk.
(J.S/BalkanWeb)