Dalin pamjet nga makina ku bishte Klaudio Prendi në momentin e atentatit që I mori jetëmn.

Në foto duket të gjashtë shenjat e plumbave të përdorur në atentat, ndërsa makina tip “Audi A4” me portobagazh është vendosur në karroatrec nga policia.

Kujtojmë se automjeti është grabitur para një viti në kryeqytet.

Ajo është transportuar në komisariat, ku i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme nga grupi hetimor. Në mjet është gjetur dhe një pistoletë me silenciator.

28-vjeçari Klaudio Prendi u qëllua 5 herë pas mesnatës së të hënës në zonën e Xhamllikut në Tiranë, kur sapo kishte dalë nga një bar dhe po hipte në makinën e tij. Policia nuk ka ende një pistë për motivet e vrasjes së të riut, djali i një ish-gjyqtari të SPAK.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb