Analisti Mentor Kikia në rubrikën “Opinion” në News24 duke folur për protestën që është thirrur nga Partia Demokratike pasditen e së martës, tha se çdo protestë është një gjimnastikë që i bën mirë demokracisë.
Kikia tha se protesta e nesërme që ka thirrur PD ka lidhje me kërkesat e opozitës për qeveri teknike.
“Qeveria teknike është një kërkesë madhore, nuk ka ndonjë shenjë nga mazhoranca që kjo mund të pranojë si kërkesë. Duhet një presion shumë i madh që të detyrojë mazhorancën që të pranojë kërkesën për qeveri teknike, aq më shumë kur kemi protesta një në 3-4 javë. Sado që të mëdha të jenë këto protesta, duhet një presion shumë i madh që të detyron këtë mazhorancë që të pranojë një Qeveri teknike”, tha Kikia.
Dhe referuar debatit që po zhvillohet lidhur me datën e zgjedhjeve, Kikia tha se duke parë këto debate mendoni se çfarë debati do të bëhej nëse do të pranohej ose jo Qeveria teknike.