Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores, Evis Ahmeti u zbardhën detaje tronditëse lidhur me vrasjen tragjike të 15-vjeçarit, Mariglen Gjonaj nga shoku i tij Kristian Cenaj.

Daja i tij, Shpëtimi në një lidhje direkte me News24 tha se autori i vrasjes së adoleshentit kishte shkuar te shtëpia e viktimës një ditë pasi ai ishte zhdukur. Ngjarja e rëndë ndodhi në 2015, por u zbulua 7 vite më pas.

“Kur më kanë lajmëruar që mungon Marigleni, menjëherë më shkoi mendja se i ka ndodhur gjë. Unë e kam marrë vesh pasi humbi Marigleni me kë ishte shoqëruar. Një ditë pasi kishte humbur Marigleni, Kristian Cenaj ka ardhur në shtëpi bashkë me familjarë. Ky krim ka qenë i paramenduar shumë shumë mirë”, tha daja.

Ai rrëfeu dhe kërcënimet në adresën e tij, teksa kërkoi drejtësi dhe dënimin e çdo personi që ka marrë pjesë në vrasjen e nipit.

“Kemi marrë kërcënime, unë vetë personalisht. Që në ditën që ka humbur Marigleni, unë jam larguar nga familja ime dhe kam ardhur te motra. Nuk kemi lënë vend pa shkuar, gjykata, polici. Kërcënimet i kam marrë indirekt, nga persona të tjerë që më kanë thënë ki kujdes. Në emër të bashkëpunëtorëve të Kristian Cenaj, dyshoj shumë. I kam shprehur në prokurori dhe në Drejtorinë e Policisë Lezhë. Drejtësia të shkojë në vend deri te personi i fundit që ka marrë pjesë në atë ngjarje makabër”, tha daja e Mariglen Gjonajt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb