Partia Demokratike do të protestojë pasditen e së martës, ndërsa deputetët Dashamir Shehi dhe Dashnor Sula në rubrikën “Opinion” në News24,  kanë ndarë qëndrime të ndryshme lidhur me aksionin opozitar.

Dashamir Shehi tha se nuk do të jetë pjesë e protestës, duke theksuar se PD thërret dhe organizon protesta për të liruar Sali Berishën dhe jo hallet e qytetarëve.

“Nuk do të jem në protestë me shumë gjasë. Këta do dalin “Free Berisha”, këta meqë i kanë premtuar qytetarëve qeveri teknike, dalin në protesta. Pra këto po bëjnë protestën për të liruar Berishën.  Nuk protestojnë për hallet e qytetarëve, nuk protestojnë as për fermerin, as për pensionistin”, tha Shehi.

Ndërsa Dash Sula u shpreh se do të protestojë sa të jetë gjallë.

“Do vdes në protesta, do i bëj protestë çdo qeverie. Sa të jem gjallë do të jem në protesta. Është një qeveri e pashpirt, një qeveri kriminele, që i merr edhe atyre që janë të sëmurë me tumor fondet. Ne protestojmë për të gjithë”, tha Sula.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb