Mjeku Luçiano Bardhi ishte i ftuar sot në “Koha për t’u zgjuar” në News24 për të dhënë këshilla të vyera për shëndetin dhe për të folur për problemet e sistemit tretës se si lidhen ato me shëndetin e përgjithshëm të trupit.
Bardhi ka publikuar dhe një libër, i cili flet për pjesën e tretjes së ushqimit. Ai tha se nëse një ushqim nuk tretet kalon në sëmundje. Ai foli dhe për rëndësinë e gjumit për mirëqenien e trupit.
“Shumë njerëz e kanë mëlçinë të dhjamosur pavarësisht se nuk konsumojnë alkool, por ushqimi i dëmshëm apo toksik. Trupi ynë ka sot një kartë krediti plastike në gjak. Duhet të mbajmë kontakt me natyrën. Duhet të flemë gjumë. Gjumi është bërë armiku i trupit tonë. Stresi, ankthi, pagjumësia, ushqimet toksike, sot organet nuk qetësohen, nuk pushojnë. Në gjumë duhet të funksionojë sistemi glifantik i trurit. Sa njerëz dimë ne që flenë gjumë dhe kur zgjohen ndihen të lodhur. Nuk duan të shkojnë në shkollë, në punë. Fëmijët sepse konsumojnë sheqer, ushqime të mbyllura. Konsumojnë ushqime që në trurin e tyre shkaktojnë neuroinflamacion. I vetmi medikament në botë që pastron ADN-në është vetëm gjumi”, tha mjeku.
I pyetur nga një qytetar për ilaçet që konsumojnë, si ato të tensionit ai apeloi për kujdes.
“Bëni kujdes dhe me ilaçet. Përdorni vajin e farës së zezë dhe një magnesium glicenat. Të keni kujdes me brumërat, me ushqime që përmbajnë nivele të larta të amoniakut, mishi i kuq, buka. Të konsumojë ujë dhe disa çajra, kamomil etj. që të mbrojë enët e gjakut, sherebela, rozmarina, çaji i shtogut efekte imunitarë dhe parandalues. Mbrojnë zemrën, sistemin kardiovaskular”, tha mjeku.
Për sa i përket kolesterolit ai rekomandoi NAC 600 mg ose Acetylcisteine. “Ose uthull molle e egër me pak ujë ta konsumoni dy herë në ditë. Nenexhik po ashtu. Hirra pa kripë. Uthulla mund të përdoret në drekë. Për të mbrojtur përsëri mëlçinë mund të përdoret gjembi i gomarit. Vaji i rigonit është i mirë për streptokokun”, tha Bardhi.
Një apel për kujdes erdhi nga mjeku dhe për multivitaminat.
“Multivitaminat nuk janë të dobishme sepse rëndojnë funksionimin e mëlçisë, të veshkave. Mos i merrni pa u konsultuar me mjekët profesionistët.
Kanë dalë omega 3 që nuk janë funksionale. Duhet gjella me kripë, kripa me karar. Vitamina D duhet të jetë e lëngshme dhe jo kapsulë. Është hormon dhe nëse zorrët janë toksike nuk absorvohet. Personat që marrin hollues gjaku nuk duhet të marrin D3 dhe D2”, tha mjeku.