Eduarti kërkoi gjatë spektaklit të djeshëm të largohej nga Big Brother VIP Kosova 3. Arsyeja që ai dha ishte për shkak të disa çështjeve që kishte lënë pezull jashtë këtij formati, por nuk zbuloi më shumë për publikun.

Para se të dilte, ai i ka lënë disa porosi Drilon Ramës, me të cilin krijoi miqësi të ngushtë në vetëm pak ditë.

“Të kam thënë se psiqikisht kam qenë i lodhur, nuk është puna te banorët. Kemi kaluar shumë fortë. Të pres jashtë, për çdo gjë më ke mua. Më ka ardhur shumë mirë që kemi mundur të shfrytëzojmë këtë kohë bashkë, me ushtrime me çdo gjë. Nuk mund të dal jashtë vetes. Nuk mundem më, kam punët e mia jashtë që i kam lënë”, -tha Edi, ndërsa shtoi, “Dua të të them rri vetvetja, je djalë top, në karakter në sjellje, në gjithçka. Shok i mirë po! Zemra jeme, të dua shumë. Ruju! Kalo mirë me të gjithë banorët se në fund të fundit vetëm eksperiencë është.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: