Vendoset sot në lidhje me transferimin nga spitali të 14-vjeçarit i cili i mori jetën Martin Canit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se zyrtarët e burgjeve kanë njoftuar policinë, pasi mjeku i spitalit privat ku po merr ndihmën mjekësore autori, nuk pranon të plotësojë epikrizën.

Autori, është shtruar në një spital privat që në momentin e ndodhjes së krimit, pasi në monetin kur ka sulmuar Martin Canin, është dëmtuar edhe vetë me armën e krimit (thikë).

Kujtojmë se ndaj 14-vjeçarit është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”, masë e cila iu komunikua në abientet e spitalit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb