Mbrëmja e së martës do të rezervojë të tjera surpriza dhe emocione teksa rikthehet Uefa Champions League me raundin e saj të 5. Tashmë faza e ligës së këtij kompeticioni ka hyrë në gjysmën e dytë të rrugëtimit, teksa për të 36 ekipet pjesëmarrëse në këtë kompetiicon, objektivat sa vijnë e bëhen më të qarta, teksa tashmë çdo hap fals kushton shtrenjtë.

Sfida më e fortë dhe njëkohësisht më e bukura e mbrëmjes do të jetë ajo që do të zhvillohet në Allianz Arena të Mynihut mes Bayern dhe PSG. Të dyja skuadrat kanë nevojë emergjente për pikë, teksa bavarezët ndodhen të pozicionuar në vendin e 17, me 6 pikë, ndërkohë kampionët e francës, kanë dy pikë më pak dhe për momentin renditen jashtë zonës play off. Gabimet janë të ndaluara në këtë sfidë, teksa cilado skuadër që mund të dali pa pikë nga Allianz Arena do të rrezikonte ndjeshëm avancimin për më tej në këtë kompeticion.

Ndërkohë më të lehta parashikohen sfidat e tjera sa i takon pretendetëve në këtë fazë të Champions League. Kështu Barcelona do të pres debutuesit e Brest, Inter gjermanët e Leipzig në San Siro, ndërsa interes ngjall ndeshja mes Manchester Cityt dhe Feyenoord. Të besuarit e Pep Guardiolës, do të kërkojnë medoemos të prishin serinë negative të rezultateve, pas 5 humbjeve radhazi, për të dalë nga kriza ku janë zhytur.

Sfidë e lehtë në letër edhe për kuqezinjtë e Milanit të Fonsecës, që udhëtojnë drejt Bratislavës, për t’u përballur me kampionët sllovakë të Slovanit. Ndërkohë Atalanta me rikthimin e Berat Gjimshitit në skuadër do të tentojë maksimumin në transfertën ndaj Young Boys. Leverkusen pret në Bay Arena Salzburg, ndërsa Atletico Madrid do të udhëtojë drejt Pragës për t’u përballur me Spartën e Laçit, Tucit dhe Rrahmanit.

Sfidë shumë interesante do të jetë edhe ndeshja mes Sporting Lisbonës dhe Arsenal, në Jose Alvalade të Lisbonës, ku dy skuadra që luajnë një futboll të bukur dhe ofensiv, do të përballen ndaj njëra tjetrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: