Islanda do të përballet me Kosovën në Play Off të Nations League, por para këtyre ndeshjeve, kjo kombëtare ka mbetur pa trajner.

Trajneri Age Hareide ka dhënë dorëheqjen, nëpërmjet një njoftimi të dhënë së fundmi. “Kam shijuar kohën time këtu me kombëtaren islandeze, por besoj se tani është koha e duhur të pensionohem”, tha  ai.

71-vjeçari norvegjez ka drejtuar Islandën në 19 ndeshje, me rezultatet që nuk kanë qenë pozitive, pasi ekipi ka marrë mesatarisht 1.21pikë për ndeshje.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb