Manchester United firmosi pak ditë më parë me Ruben Amorin, trajner që spikati së fundmi në Portugali te Sporting. Amorim ka nisur aventurën në pankinën e “Djajve të kuq” dhe pritshmëritë janë të mëdha.

Rreth Amorim ka folur mbrojtësi i skuadrës nga Manchesteri, Diego Dalot.

“Ruben Amorimi është shumë kërkues dhe pikërisht kjo është ajo që na nevojitet për këtë lloj klubi. Ky është standardi që duhet të ketë Manchester Unitedi, duke kërkuar që njerëzit janë vërtet profesionistë dhe punojnë shumë për ekipin. Ky është mesazhi i qartë që ai na jep çdo ditë”, ka thënë Dalot.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb