Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb pamje nga momenti i ekzekutimit të biznesmenit Eduart Reçi.

Në video shihet momenti ku Reçi qëllohet dhe më pas bie në tokë.

Plumbi vjen nga drejtimi i demonstruar me shigjetë, ndërsa viktima është rrëzuar nga ana e kundërt, edhe nga presioni i plumbit.

Krimi dyshohet se është kryer nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, Shkëlqim Duka në bashkëpunim me vëllanë e tij Florian Duka.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, policia ka vërtetuar me pamje fimike se autori i dyshuar Shkëlqim Dukaj e ka ruajtur për 6 ditë Eduart Reçin. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes morën kthesë pas sekuestrimit dhe analizimit të pamjeve filmike në zonë. Nga analizimi i tyre ka rezultuar se autori i dyshuar Shkëlqim Dukaj ka qëndruar për 6 ditë në pritje të Eduart Reçit.

Nga data 8 nëntor deri në 13 nëntor kur ka kryer vrasjen. Nga pamjet e kamerave të sigurisë Dukaj është pozicionuar në një shkallë metalike të një hoteli ngjitur mw lokalin e tij ku kishte pamje vizuale nga oborri i pallatit të Eduart Reçit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë policia ka parë një person i cili pozicionohet në pozicion qitje me një armë në dukje me dylbi.

Nga data 8 deri në 13 nëntor, Shkëlqim Duka e ka pritur Eduart Reçin nga ora 7 deri në 11 të darkës për 6 ditë me radhë. Vetëm në datën 11 nuk e ka ruajtur pasi ka qenë në punë në detyrë. Policia ka dyshime që edhe më datën 8 nëntor autori ka qëlluar por plumbi nuk ka shënjestruar objektivin. Prej ditësh ai ka vëzhguar objektivin deri në datën 13 nëntor të orës 22:40 minuta ku ka qëlluar drejt Reçit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb