Mehdi Taremi po luan sezonin e parë te Interi. Sulmuesi iranian, në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se kalimi nga Porto te zikaltërit, ishte realizimi i një ëndrre.
“Në javën time të parë këtu festova ditëlindjen dhe shënova dy gola në një miqësore. Vërtetë fantastike për mua. Ishte realizimi i një ëndrre dhe fillimi i diçkaje të bukur” – tha ai. Taremi ka luajtur 10 ndeshje në Serie A dhe ka dhuruar një asist.
(J.S/BalkanWeb)