Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar në lidhje me protestën e ardhshme të opozitës, duke theksuar se mosbindja civile është mënyra e vetme për të përballuar një qeveri që, sipas tij, kontrollon thellësisht organet ligjzbatuese dhe institucionet.

Blushi e ka cilësuar qeverinë si një regjim që ka asgjësuar hapësirat demokratike dhe ka shkatërruar institucione të pavarura, duke theksuar se nuk ekziston më asnjë rregull demokratik.

Ai  ka njoftuar se Partia e Lirisë do të zhvillojë një protestë kundër SPAK më 6 dhjetor, në orën 12:00, duke e konsideruar këtë institucion si “simbol të narkodrejtësisë” dhe “vend krimi”.

“Mosbindja civile është e vetmja mënyrë për të përballuar një regjim që kontrollon organet ligjzbatuese thellësisht të inkriminuara. E vetmja rrugë mbetet protesta. Përballë kësaj qeverie që ka mbyllur hapësirat demokratike dhe ka asgjësuar institucionet e pavarura, nuk ekziston asnjë rregull demokratik. Ne do zhvillojmë një protestë kundër SPAK në datën 6 dhjetor në orën 12:00. Do jemi para vendit të krimit dhe simbolit të narkodrejtësisë që është SPAK-u. Po përgatisim një protestë madhështore”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb